Lajme Shqip Monday, 02 July 2012 11:08

Pasi ka deklaruar dëshirën e saj për t’u bërë mami para se ajo të bënte 30 vjeç, këngëtarja siç duket po e përjeton më në fund këtë eksperience të mrekullueshme. Adele pret një fëmijë nga i dashuri saj Simon Konecki.

Ajo ka pushtuar botën duke u bërë një nga këngëtaret më të famshme, me këngë të bukura, tekstet e të cilave kanë qënë frymëzuar nga eksperienca personale e Adeles.

Lajmi emocionues u zbulua nga vetë këngëtarja në një blog post ku  ajo ka thënë, “ Kam një lajm të ri. Jam shumë e lumtur t’ju tregoj se unë dhe Simoni po presim fëmijën tonë të parë. Doja që lajmin e gëzueshëm ta merrnit vesh nga unë. Natyrisht që unë dhe Simoni jemi mbi re nga lumturia. Ju lutemi të respektoni këtë periudhë të çmuar për mua. Me shumë dashuri Adele.”

Ndërsa për Adelen është hera e parë që bëhet me fëmijë, për Simonin nuk është e njëjta, pasi ai ka edhe një fëmijë tjetër nga martesa e tij e parë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 June 2012 10:15

Adele është një ndër këngëtaret më të mira të muzikës pop dhe shpesh është frymëzuar nga jeta e saj personale për të shkruar këngët e saj.

Një thyerje zemre në moshën 18 vjeçare është bërë inspirimi për të gjitha këngët e saj. Ajo ka marrë frymëzim nga lidhja e saj e dështuar me një biseksual, i cili e braktisi në mënyrë të pamëshirshme për një nga miqtë e tij homoseksualë.

Këto janë fragmente nga pjesa sentimentale e biografisë së Adeles, ku tregohet në detaje se si historia e saj e parë e dashurisë ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme duke lenë plagë në jetën e saj.

“Një gjë është e sigurt, kjo është një dashuri e parë, një dashuri që i ka qëlluar ters”, është shprehur autori i librit.

“Biografia është programuar që të godasë të gjitha tregjet më 17 Korrik”, është shprehur vetë Adele.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 10:00

Ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme në botën e muzikës, por Adele nuk është ngjitur në majë pa u ballafaquar më parë me probleme të rënda.

Sipas një biografie të re të 24 vjeçares, Adele ka abuzuar me alkoolin në fazat e para të suksesit dhe gjatë një turi koncertesh ishte aq e pirë sa harroi tekstet e këngëve të saj.

Marc Shapiro, i cili ka shkruar biografinë e artistes britanike, tregon për fëmijërinë e Adele në Londrën Veriore. Gjithashtu tregon për jetën sentimentale dhe problemet që Adele ka pasur me kordat vokale.

Duke folur për ‘In Touch Weekly’, Shapiro tregon se si Adele u rrit vetëm nga nëna e saj pas divorcit të prindërve kur ishte vetëm 3 vjeç. Gjithashtu flet për të dashurit e saj që gjithmonë e trajtonin keq.

“Adele pinte alkool për të shëruar dhembjet e zemrës”, shprehet autori i biografisë së Adele që do të dalë në tregun britanik më 17 korrik.

 
Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 14:16

Ajo është një nga ikonat e muzikës e cila ka fituar një popullaritet të madh vitet e fundit, por një libër i ri premton se do të hedhë dritë mbi jetën private të saj. Biografi Marc Shapiro ka shkruar librin jozyrtar, i cili do të dalë muajin tjetër.

Libri përshkruan jetën e këngëtares që nga fëmijëria në Londrën Veriore, ku ajo ka qenë fëmija e një nëne beqare. Libri ka pjesë edhe nga jete saj private ku përshkruhen uljet dhe ngritjet e jetës së saj dashurore.

Në libër paraqitet gjithashtu edhe hemoragjia vokale e saj, e cila bëri që këngëtarja ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale duke bërë që të hiqte dorë nga turi i koncerteve në Shtete e Bashkuara vitin e kaluar.

“Mundohem që të jem realist në shkrimin e biografisë dhe të mos shkruaj sensacionalizma”, është shprehur biografi i librit, i cili ka shkruar edhe librin për Justin Bieber.

Edhe pse libri ka përfunduar, Adele e ka refuzuar kërkesën e saj për një intervistë për librin.

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 11:45

Adele e ka ngritur karrierën e saj duke kënduar këngë të cilat ua ka dedikuar ish të dashurve të saj, por vetë këngëtarja e ka pranuar se nuk do ta pranonte nëse ish të dashurit do të bënin të njëjtën gjë ndaj saj dhe do të shkruanin këngë për të.

Këngëtarja e ‘Rrolling In The Deep’ ka shtuar se do të ishte shumë shokuese nëse njëri nga ish partnerët e saj do të bënte publike jetën e tyre private. Adele gjithashtu ka shfaqur pendim për faktin se e ka përfshirë së tepërmi jetën e saj private në këngë dhe do të dëshironte të kishte mundësinë t’i tërhiqte pas.

Në çmimet Grammy, Adele ka kënduar me një zë dhe me një çiltërsi këngët të cilat paraqitnin dhimbjen nga ndarjet e saj të dashurisë. Edhe pse ajo në këngët e saj i ka kënduar dhimbjes dhe ndarjes, të cilat janë pjesë e jetës së saj personale, ajo ka thënë se do ta urrente faktin nëse ish të dashurit e saj do të shkruanin këngë dedikuar këngëtares 24 vjeçare.

 
Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 12:44

Sipas votimeve të disa dëgjuesve homoseksualë të një stacioni radiofonik në Angli, Adele është votuar si top artistja e muzikës pop e vitit.

Këngëtarja e singëllit “Rolling In The Deep” fitoi me 55% të 4000 votuesve, ndërkohë që ajo mendohej se do të ishte fituesja e kësaj liste, Lady Gaga, renditej vetëm me 19% të votimeve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 15:03

Adele rrëfen në një intervistë për “Vanity Fair’  se nuk ka prekur alkool që prej qershorit të kaluar: “Nuk më pëlqen më të pi, mendoj se organizmi im s’ka nevojë më për të”.

Ndërkohë 23-vjeçarja rrëfen se në një lidhje është pak dramatike, ndryshon shumë shpejt mendim dhe humori i saj sentimental ndryshon papritmas.

“Oh zot…të dua” dhe menjëherë i them “Jashtë nga shtëpia ime”, rrëfen ylli i “Rolling in the deep”.

Adele ka shtuar se nuk do të tërhiqet nga muzika, por do të shkruajë një album të ri. Ajo shton se është e kundërta e teksteve të këngëve të saj, madje deklaron se nuk ka më ‘nevojë për një disk që flet për braktisje’ dhe se ka mbaruar së qëni një ‘shtrigë e zemëruar’ tashmë që ka rigjetur dashurinë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 14:21

Vetëm disa javë pasi shitjet e albumit “21” të Adeles ia kaluan atij të Michael Jackon, ylli i këngës “Rolling in the Deep” ka kaluar tashmë edhe Pink Floyd me “The Dark Side of The Moon” duke u renditur në vendin e shtatë.

Albumi i Adeles ka shitur 4.14 milionë kopje në Britani dhe është vetëm 12.000 disqe larg Dires Straits me “Brothers in Arms” që janë të gjashtit në klasifikim.

Ndërkohë, Adeles i ngelen shumë disqe për të shitur që të kapërcejë albumin e Queen, “Greatest Hits” që është lider i të gjitha kohërave në shitjet në Mbretërinë e Bashkuar, me plot 5.83 milionë disqe të shitura.

 
Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 17:40

Nuk ka vonuar reagimi i këngëtares britanike kur ka parë vrullin e komenteve mediatike në lidhje me peshën e saj.

Ajo që dikur thoshte se ishte krenare për kilet që kishte dhe se nuk kishte aspak ndërmend të ndërronte pamje, ka rrëfyer se realisht është duke mbajtur një dietë që do ta ndihmojë të humbasë mjaft kilogramë të peshës së saj.

23-vjeçarja ka vendosur të ndryshojë stilin e saj të jetesës për shkak të problemeve me shëndetin që ka pasur vitin e kaluar. Pasi është detyruar të lërë duhanin për të shpëtuar zërin, tashmë Adele ka vendosur që të kujdeset më shumë për shëndetin në të gjitha aspektet, por sidomos për të humbur në peshë pasi kjo gjë mund të bëj që ajo të duket edhe më mirë.

Adele ka përzgjedhur një trajner personal i cili kujdeset për të 2 herë në javë, kështu bën me dije një burim i cili citohet nga tabloidi britanik “The Sun”.

“Adele ka më shumë energji tani që ka lënë duhanin. Ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme dhe është në gjysmën e rrugës për të arritur qëllimin”, thekson burimi.

Pavarësisht se Adele ka deklaruar që qëllimi i saj nuk është për t’u dukur si modele kopertinash, pasi për të është zëri me rëndësi për të kënaqur publikun, megjithatë një gjë është e sigurtë dhe normale, kush nuk do të dëshironte të dukej më bukur në skenë me një trup më në formë?!

 
Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 12:00

Pas gjashtë çmimeve Grammy që mori në Los Angelos, para dy netësh Adele fitoi edhe dy trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës.

23-vjeçarja u kurorëzua këngëtarja e vitit në natën më të rëndësishme të muzikës britanike. Por një incident u shënua gjatë fjalimit të saj. Teksa falënderonte publikun dhe shprehej se ishte krenare që ishte britanike dhe se valëviste flamurin anglez kudo që shkonte, ajo është ndërprerë nga prezantuesi i spektaklit, i cili i ka kërkuar ndjesë sepse duhej të prezantonte grupin pasardhës “Blur”.

Ajo ka buzëqeshur dhe menjëherë ka ngritur gishtin e mesit duke shkaktuar britma dhe fishkëllima në audiencë.

E komentuar nga mediat më vonë për gjestin e saj, ajo ka sqaruar se gjesti i drejtohej gjykatësve të mediave britanike dhe aspak fansave të saj. Pavarësisht justifikimeve të saj, gjesti i saj gjendet i komentuar nëpër mediat ndërkombëtare si një sjellje tipike e anglezëve. (LajmeShqip.com)