Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 11:08

Prishtinë – Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur miratimin e rezolutës në Kuvend për heqjen e kodeve telefonike që tani përdoren dhe shfrytëzimin e kodit telefonik të Shqipërisë pasi Kosova nuk mund ta ketë kodin e saj.

Ata thonë se nuk do të ndalen së insistuari që Kosova ta ketë kodin e saj. Por, ekspertë të kësaj fushe thonë se Kosova ka mundur të jetë anëtare e ITU-së, insitucion kompetent për dhënien e kodeve, edhe pa qenë anëtare e OKB-së. Por ,zyrtarët qeveritar thonë se kjo është e pamundur.

“Ne do të bëjmë përpjekje që bashkarisht në Kuvend, të formojmë një komision të caktuar, i cili do t`i shiqoj mundësitë për implementimin e kësaj rezolute të Kuvendit, mirëpo, megjithëkëtë, MZHE, si përgjegjës për këtë sektor te telekomunikacionit dhe së bashku me ART-në, do të kërkoj vazhdimisht dhe do të insitoj që ta ketë kodin e vet shtetëror të telefonisë, thotë Agim Kukaj, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik .

Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, nëpërmjet telefonit, për RTK-në tha se nëse do të ketë marrëveshje ndërmjet dy shteteve, në varësi prej modaliteteve të specifikuara me marrëveshje, ART-ja është e gatshme që ta jetësojë procesin në më pak se 6 muaj kohë. E sipas mediave, edhe Kryeministri i Shqipërisë, në parim, është pajtuar me një gjë të tillë. Por, zyrtarët e ITU-së, më herët kanë deklaruar se është ITU-ja ajo që jep kode telefonike.

Eksperti i kësaj fushe dhe ish-shefi ekzekutiv I PTK-së, Shyqyri Haxha, në një intervistë për RTK-në, u shpreh se ideja është për t`u përshëndetur, por nuk është pragmatike. Por, sipas tij, Kosova deri më tani ka mundur të jetë anëtare e ITU-së, gjë që hedhet poshtë nga zyrtarët e Qeverisë.

“Kosova ka mundësi edhe ka pas mundësi deri më tani të jetë anëtare e ITU-së, pa qenë anëtare e OKB-së. Me 2/3 e votave anëtare të të ITU-së, Kosova mund të bëhet. Rasti I Palestinës, Tajvanit, Nue Koka Island dhe Folklands, e dëshmon se nuk janë në OKB, por, kanë kodet që i përdorin. Bie fjala, Palestina e përdor një kod administrativ që në një konference në vitin 1998, në marrëveshje me Izraelin, mirëpo nuk përdoret në tërë territorin e Palestinës. Nuk do të thotë të kesh kod shtetëror që patjetër të jesh anëtar I ITU-së. Për të qenë anëtar i ITU-së, duhesh me qenë anëtar i OKB-së dhe Kosova nuk nuk është mirëpo ka vende që nuk janë anëtare të OKB-së, mirëpo kanë kode”, thotë Shyqyri Haxha, Ish kryeshef i PTK-së.

“ Mendoj që janë deklarata të pamenduara dhe të pastudiuara mirë të z. Hoxha. Vendimet në bordin për cështjen e numeracionit merren me koncensus, dmth nëse ndonjë anëtar I ITU-së, e stopon apo bllokon iniciativën nuk merret vendimi për kod telefonik. Në kohën e UNMIK-ut, ne kemi kërku që në cfarëdo forme ta marrim kodin telefonik edhe si kod gjeografik, edhe si kod administrativ por edhe si kod shtetëror. Të gjitha përpjekjet kanë dështuar sikru edhe përpjekjet si ministri e transportit dhe telekomunikacionit, në atë kohë që ta marrim kodin e telefonisë”, tha Kukaj.

Sipas të dhënave, Kosova humb qindra miliona euro, duke mos pasur kodin e vet dhe duke përdorur kodet e shteteve të tjera.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 07 September 2012 18:27

Tiranë – Rezoluta e Parlamentit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë, nuk duket se do të ketë një perspektivë reale për konkretizim.

I pyetur nga Top Channel sesi e ka pritur Qeveria Shqiptare këtë rezolutë Kryeministri Berisha u duk se kishte rezerva për pjesën teknike të realizimit.

“Ne parim jam plotesisht dakord. Ne parim është ide e shkelqyer, por do te kem mendimin tim perfundimtar pasi te konsultohesha me ekspertet e fushes dhe ekspertet e financave. Do te mendoja se duhej te studiohet. Ne parim jam plotesisht dakord”, tha Berisha.

Ndersa Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar per Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet ne Tirane per te diskutuar me qeverine shqiptare per zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere, ishte edhe me pak shpresedhenes per perdorimin e prefiksit te Shqiperise nga Kosova. Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit, ku zoti Toure eshte Sekretar i Pergjithshem eshte institucioni i vetem qe percakton kodet per cdo vend te botes.

“Do te ishte nje precedent shume serioz nese nje Parlament vendos te perdore nje kod per vendin e tij. Ne i caktojme kodet te bazuar ne vendimet e Kombeve te Bashkuara. Kur nje vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjehere caktojme nje kod per vendin, sic beme me Sudanin Jugor vetem dy ore pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do te bejme te njejten gje, nese nje vendim i tille do te merret per Kosoven nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 mliarde telefone celulare ne bote dhe secili prej tyre eshte unik, prandaj, mendoj qe perdorimi i nje kodi nga nje vend tjeter do te krijoje shume probleme teknike”, tha Toure.
 
Persa i perket te ardhmes se projektit te Shqiperise dixhitale dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere ne Shqiperi, Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Telekomunikacionit u tregua shume entuziast, duke vleresuar se Shqipëria po ecen ne rrugen e duhur. Zoti Toure vleresoi si brilante idene e kryministrit Berisha per te krijuar ne Tirane nje zone te lire nga taksat, e dedikuar vetem per zhvillimin e teknologjise se informacionit. Strategji qe sipas tij eshte baza e suksesit per zhvillimin e teknologjise ne Shtetet e Bashkuara, Korene e Jugut, Japoni dhe Australi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 06 September 2012 14:26

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355.

Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e tri kodeve telefonike aktuale, atë të Serbisë +381, atë të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386, që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga kuvendi i Kosovës.

Ky konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe qytëtarët e saj pasi ndryshimi i prefiksit ka përparësi përsa i përket aspektit politik, ekonomik si dhe aspektit të sigurisë.

Vendimi për ndryshimin e prefiksit, vjen pasi deri më tani Kosova nuk ka patur një kod të sajin kombëtarë, por ka përdorur prefikse të huaja, si ato serbe, sllovene etj.

Sipas qeverisë së Kosovës, shfrytëzimi i këtyre prefikseve ka sjellë humbje të mëdha financiare.

Duke qenë se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së apo UNT-së (Unionit Ndërkombëtarë për Telekomunikacionin), ajo nuk mund të ketë një prefiks të sajin.

Duke patur parasysh koston e lartë të shfrytëzimit të kodeve të huaja gjithashtu lëvizjet e shumta të qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë si dhe anasjelltas, qeveria e këtij vendi morri vendimin për zëvendësimin e kodit telefonik +355. (LajmeShqip.com)