Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 11:26

SHBA – Policia e Nju Jorkut ka thënë se ka gjetur një pjese te ndenjeses të njërit prej aeroplanëve që është përplasur për kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001.

Zëdhënësi i departamentit të policisë, Paul Browne, ka thënë se copa e madhe e metalit ka shenja të qartë që lexojnë “Boeing Co” dhe një numër të identifikimit.

Ajo është gjetur të mërkurën në mes të dy ndërtesave në Menheten, jo larg vendit ku kanë qëndruar kullat binjake.

Rreth 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur aeroplanët e rrëmbyer nga Al Kaida janë përplasur në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. (PO.LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 September 2012 16:27

Nju-Jork – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbajtur një minut  heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste, më 11 shtator 2001.

Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë afër 3 mijë vetë. Momenti i heshtjes u mbajt në orën 8:46 minuta, sipas kohës lokale, koha kur para 11 vitesh ndodhi sulmi i parë me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët e Al-Kaidës kundër Kullave Binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, mbajtën heshtje në nderim të viktimave.

Heshtje u mbajt edhe në Nju-Jork, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 05 May 2012 19:50

Guantanamo- Khalid Sheikh Mohammed dhe katër persona të tjerë të akuzuar për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit do të shfaqen në një gjykatë ushtarake në Gjirin e Guantanamos.

Një përpjekje e mëhershme u pengua tre vjet më parë, kur presidenti Barak Obama u përpoq të mbyllte burgun e Guantanamos. Që atëherë janë prezantuar rregulla të reja për gjyqet në bazën e Shteteve të Bashkuara në Kubë, përfshirë një për ndalimin e provave të siguruara me anë të torturës.

Avokatët mbrojtës deklarojnë se sistemit gjyqësor i mungon legjitimiteti, për shkak të aksesit të kufizuar tek klientët e tyre. Përpjekjet e presidentit Obama për të mbajtur gjyqin e Khalid Sheikh Mohammed në Nju-Jork hasën në kundërshtimin politik dhe publik dhe për rrjedhojë tani do të mbahet në Kubë, ashtu siç ishte parashikuar.

Një numër i vogël i të afërmve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit kanë mbërritur në kompleksin ushtarak për të ndjekur proçesin. I vetëshpallur si “truri” i sulmeve ndaj Kullave Binjake në Nju-Jork, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të tjerët pritet të gjykohen së bashku.

Ata akuzohen se kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulmet, që u kryen përmes marrjes së kontrollit të avionëve që u përplasën më pas në Nju-Jork, Uashington dhe Shenksvill, duke lënë 2.967 të vdekur. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 09:07

Washington – Al Kaeda ka përhapur video me rastin e dhjetë vjetorit nga sulmet e 11 shtatorit, kumtoi qendra amerikane për vëzhgim të sajteve islamike SITE.

Shënimi njëorësh përmban audio porosi nga lideri i ri i Al Kaedës, egjiptiani Ajman al Zavahiri, i cili është treguar në incizim, si dhe deri më tani nuk kanë treguar kuadër me ish-liderin e vrarë Osama bin Ladenin.

Ende nuk është gjetur një përkthim i plotë i videos, e titulluar si “Agimi i fitores së ardhshme”.

 
Lajme Shqip Sunday, 11 September 2011 11:37

Tetovë – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, me rastin e 10-vjetorit nga sulmet terroriste në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator të vitit 2001, i dërgoi telegram përkujtimi u.d. ambasadorit të SHBA-së në Shkup, Brajan Ageler.

“Më lejoni që në emrin tim dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes kësaj letre adresuar Juve, por përmes Jush edhe presidentit Obama dhe gjithë popullit liridashës të SHBA-së, t’ju shpreh keqardhjen tonë në këtë ditë kur populli Juaj përkujton 11 Shtatorin dhe 3.000 viktimat e atij sulmi tragjik. I nderuari Ambasador, ne besojmë thellë se 11 Shtatori i vitit 2001 nuk ishte vetëm sulm ndaj SHBA-së dhe popullit Tuaj, por para së gjithash ishte sulm mbi vlerat qytetërimore që po i ndërton vendi Juaj bashkë me vendet e qytetëruara të globit. Prandaj, duke besuar thellësisht në këto vlera, ne dhe në përgjithësi populli shqiptar, si komb që mbase më shumë se çdo popull tjetër e ka ndjerë miqësinë e ngrohtë amerikane në çaste të dhimbshme të historisë së tij, sa herë që vjen 11 Shtatori e ndjejmë thellë dhimbjen e popullit tuaj dhe ndajmë këtë pikëllim, njëherazi duke i qëndruar besnik rrugës Suaj së mbrojtjes së vlerave të cilat deshën të vihen në sprovë më 11 Shtator 2001”, thuhet në telegram përkujtimin e Ahmetit.

Me këtë rast, thuhet më tej, Ahmeti dhe partia e tij edhe një herë i shprehin konsideratat e tyre më të larta për viktimat e rëna në këtë sulm, duke qenë të bindur se ato do të mbeten të paharruara përgjithmonë si simbol i lirisë e demokracisë në botë.

“Më lejoni po ashtu të theksoj se, megjithëse 11 Shtatori i dha rrjedhë tjetër historisë, ne dhe shqiptarët në përgjithësi do të mbetemi gjithnjë në anë të vlerave demokratike, paqes dhe harmonisë mes popujve, vlera të cilat vendi juaj i promovon në çdo kënd të botës”, thuhet në telegram përkujtimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti dërguar u.d. ambasadorit të SHBA-së në vend, Brajan Ageler.

 
Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 11:49

Washington – Nuk ka kërcënime reale dhe konkrete kundër SHBA-së para dhjetëvjetorit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, deklaroi ministrja e Sigurisë së Brendshme, Xhenet Napolitano, cituar nga agjencitë.

“Deri në këtë moment nuk kemi kërcënime konkrete apo reale lidhur me përvjetorin e 11 shtatorit, tha Napoletano gjatë konferencës për shtyp të thirrur për temë tjetër.

Shërbimet amerikane janë të zgjuara rreth komploteve të mundshme për përsëritjen e ndonjë forme  për sulmet në vitin 2001, kur anëtarët e Al Kaedës  rrëmbyen  aeroplan ushtëtarësh  dhe e rrëzuan në Qendrën tregtare botërore dhe në Pentagon.

Pjesëtarët e forcave  për luftë me terorizmin, gjithashtu, druajnë nga sulmet hakmarrjes, pasi  forcat amerikane  e vranë liderin e Al Kaedës Osama bin Laden në Abotabad, Pakistan.

Në zërat e FBI-së dhe Ministrisë të Punëve të Sigurisë, të dhëna pas likuidimit të Bin Ladenit, përmendet se në shkurt të vitit 2010  Al Kaeda ka mbikëqyrur atentat në përplasjet me trenat  në SHBA për 10-vjetorin nga 11 shtatori në vitin 2001.

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 17:03

Nju-Jork – Terroristëve, të cilët janë përgjegjës për sulmin mbi Qendrën tregtare botërore në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, do t’u ndahet burgu i Guantenamos, e jo gjykata civile.

Para gjykatës në Guantenamo do të dërgohet Halid Sheik Muhamed, i cili konsiderohet për organizator të sulmeve, si edhe katër persona të cilët janë të dyshimtë për pjesëmarrje në komplotin, ku humbën jetën pothuaj 3.000 persona.

“Thjeshtë nuk mund të lejojmë që fillimi i  gjykimit të anulohet në mënyrë plotësuese”, deklaroi prokurori  publik shtetëror i SHBA-së, Erik Holder.

Ky është ndryshim drastik i qëndrimit, pasi paraprakisht Holder deklaroi se terroristët do të dërgohen para gjykatave civile. Prokurori publik shtetëror  i SHBA-së për zhvillimin e tillë të ngjarjeve e akuzoi shumicën republikane në Kongres, e cila i kundërshtohet gjykimeve për sulmet mbi Qendrën tregtare botërore para gjykatave qytetare.

“Ministria e Drejtësisë përgatiti rast të fuqishëm kundër Muhamedit dhe ndihmësve të tij”, deklaroi Holder, i cili nuk e hodhi poshtë mundësinë që të kërkohet edhe dënim me vdekje.