Liverpooli ka rënë dakord për lirimin e sulmuesit Nabil El Zhar, i cili pritet të nënshkruajë për skuadrën spanjolle të Levantes.
24-vjeçari u bashkua me “resat”, nga St Etienne, në tetor të vitit 2006, duke shënuar një gol në 32 ndeshje.
Marokeni ka kaluar sezonin e fundit në huazim tek skuadra greke PAOK.
Një deklaratë të lëshuar nga Liverpool Football Club, ka konfirmuat se është arritur marrëveshje për lirimin e Nabil El Zhar nga Anfield.
“Lojtari tani pritet të bashkohet me Levanten, që ka njoftuar në faqen e saj se ata presin për të finalizuar një marrëveshje dyvjeçare në ditët e ardhshme” (LajmeShqip.com)