Arsenali ka përfunduar nënshkrimin e spanjollit Mikel Arteta, nga Evertoni, përpara se afati i transferimeve të mbyllej.
Për gunners ishte mjaft e nevojshme për të forcuar skuadrën, para se dritarja të mbyllet pas largimit të Cesc Fabregasit dhe Samir Nasrit.
Largimi i këtyre dy lojtarëve e ka lënë Arsene Ëengerin të shkurtër në mesfushë gjatë pjesës së parë të sezonit, por një marrëveshje tani është arritur për të sjellë Artetan, i cili mendohet se do ta zgjidh problemin.
Arteta, 29-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare në stadiumin Emirates dhe vjen për një tarifë të padeklaruar, e cila mendohet të jetë rreth 10 milionë funte. (LajmeShqip.com)