Pas rekomandimit që i bëri Real Madridit për mbrojtësin francez, Raphael Varane edhe futbollisti nga Belgjika, Eden Hazard ka joshur interesimin e legjendës së Real Madrid, Zinedin Zidane, i cili ka paralajmëruar klubin Madrilien të nënshkruaj me lojtarin.
Eden Hazard, vetëm 20 – vjeç, i shpallur kampion në Ligue 1 me Lille, dhe shihet si një talent në futbollin evropian. Ai ishte lojtari më i mirë i turneut Gallo, duke dëshmuar të jetë një udhëheqës i një ekipi të madh.
“Unë do nënshkruaja me Hazard, me sy mbyllur. Do doja që ai të vinte tek Reali”, tha Zidane.
Real Madrid qysh moti ka shprehur interesimin për mesfushorin magjik, mirëpo pa asnjë ofertë konkrete.
Hazard është një mesfushorë me tipare sulmuese, i aftë në menaxhimin e topit me të dyja këmbët, vizion të shkëlqyer dhe me aftësinë për të shënuar gola. Ai ka një kapacitet dhe mundësi për përmirësime dhe tashmë kërkohet nga klube të mëdha si Arsenal, Inter, Juventus, Liverpool dhe Barcelona.