Lorik Cana është zyrtarisht lojtar i Lazios. Bisedimet mes kryeqytetasve italianë të Lazios dhe ekipit turk Gallatasaray kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme, raportojnë mediet italiane. Ndërsa, në klubin turk do të shkojë portieri Fernando Muslera.
Gjithnjë sipas medieve italiane, trajneri Reja do ta ketë Canën në dispozicion që nga 7 korriku.
Drejtori sportiv i Gallatasaryt, Ali Gursoy ka konfirmuar shkëmbimin mes Canës dhe Muslerës. Bisedimet kanë përfunduar tashmë dhe Cana do të largohet. Ai më parë, përmes mediave kishte shprehur dëshirën për të veshur bluzën e Lazios.
Ndërkohë, Cana është shprehur shumë i kënaqur për kalmin tek Lacio, thonë mediet italiane. Sipas tyre, tifozët lacial mezi presin ardhjen e Canës, të cilin tashmë e kanë pagëzuar me pseudonimin “il guerriero”, që në shqip i bie “luftëtari”. Nesër Cana do të bëjë edhe vizitat mjekësore
Portieri i Lazios, Fernando Muslera, pranoi të shkonte tek Galatasaray dhe sipas formulës së këmbimit, tani Lorik Cana i ka rrugët e hapura drejt Romës. Prej disa ditësh, Lazio dhe Lorik Cana kanë nënshkruar një para-marrëveshje midis tyre, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që do të përfitojë 1. 7 milionë euro në sezon.
“Jam i lumtur nga mundësia e përfundimit të kësaj tratative”, është shprehur mbrojtësi-mesfushor shqiptar, i cili tani pret vetëm të hedh firmën zyrtarisht në kontratën me klubin e pestë në karrierën e tij si lojtar profesionist.
Lojtari, simbol shqiptar dhe kapiteni i ardhshëm i kombëtares shqiptare, ka luajtur me Paris Saint Germain, Olimpique Marseille, Sunderland dhe Galatasaray.
“Le Guerier” (Luftetari), kështu thirrej Lorik Cana në Francë, epitet që po e shoqëron mediatikisht kudo që ka luajtur më pas, në Angli dhe Turqi, e tani edhe në Itali, ka refuzuar oferta të ndryshme javët e fundit, si ato të Fulham, Stoke City dhe Aston Villa në Angli.
Lorik Cana e ka shprehur disa herë se në mendje ka vetëm Lazio, ndërkohë që nëse çdo gjë do të eci natyrshëm, atëherë Lorik Cana do të kryej nesër vizitat mjekësore në Romë.
Sipas “Corriere dello Sport”, Cana mund të luaj si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje dhe cilësohet një investim shumë i mirë i ekipit të Claudio Lotitos.
Mediat italiane bëjnë me dije se Cana ka një të kaluar luksi, kur ka veshur fanellën e PSG, Marsejes dhe Sunderlandit.
Gjithashtu, Lazioc mund t’i bashkëngjitet edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjal për Panojotis Kone, mesfushorin ofensiv të Breschias, 24 vjeç, i lindur në Tiranë si Gjergji Kone, por i natyralizuar si grek.
Lazio është në pritje edhe të sulmuesit francez të Panathinaikos, Djibril Cisse. (LajmeShqip.com)