Javier Zanetti do ta festojë ndeshjen e 1000-të në karrierë sonte, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Romës.
Mesfushori argjentinas nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, do të vazhdojë ende. “Nuk dëshiroj ta përfundoj karrierën”, tha 37-vjeçari.
Legjenda e Interit thotë se do ta përfundojë karrierën tek klubi neroazzurr, i cili i dha gjithçka në jetë, në eksperiencën 16-vjeçare aty.
Zanetti, i cili fitoi gjithçka me Interin, sivjet e synon Kupën e Amerikës me Argjentinën, ndërsa bën të ditur se nuk do të luajë në Botërorin 2014, pasi deri atëherë pritet të jetë në “pension”.