“Kush dreqin është Xheremi Lin?” Kjo është pyetja që Kobi Brajant bëri dy ditë më parë, rreth organizatorit të ri të Nju Jork, i ardhur nga ekipi i amatorëve për shkak të mungesës së lojtarëve te kjo skuadër gjatë javës së kaluar. Lojtari me origjinë aziatike ka kthyer përgjigje në mënyrën më të mirë duke shënuar 38 pikë pikërisht përballë yllit të LA Leikërs dhe duke e udhëhequr ekipin e Nju Jork drejt fitores 92-85. Ky ishte suksesi i katërt radhazi për Nju Jork, në po aq ndeshje ku Lin i është lënë në dorë organizimi i lojës së ekipit. 23 vjeçari tashmë është kthyer në heroin e ri të qytetit, ndërsa fansat kanë filluar të vënë me ngjitëse numrin e tij në fanellat e ekipit, pasi askujt nuk i kishte shkuar ndër mend të prodhonte për shitje fanella me numrin e tij. Kjo ndoshta edhe për faktin se deri 4 ditë më parë, ai kishte vetëm një kontratë 10-ditore me Nju Jork, ndërsa po bënte gati valixhet të kthehej mes amatorëve. (LajmeShqip.com)
10.02.2012
Atlanta-Orlando 89-87
Majemi-Uashington 106-89
Çikago-Sharlot 95-64
Boston-Toronto 74-86
LA Klipërs-Filadelfia 78-77
Miluoki-Kliveland 113-112
Nju Xhersi-Detroit 92-109
Portland-Nju Orlins 94-86
Dallas-Minesota 104-97
Indiana-Memfis 92-98
LA Leikërs-Nju Jork 85-92
Oklahoma-Utah 101-87