Xherard Pike është përfshirë në një aksident automobilistik. Futbollisti spanjoll u godit nga një tjetër automjet në rrugën e tij, por shpëtoi pa pasoja dhe pa ndonjë plagosje serioze dhe nuk do të humbasë takimin e Ligës së Kampionëve kundër Leverkusenit.
Sipas “Marca”, lojtari ishte në rrugën e tij drejt “Kamp Nou” të hënën në mëngjes, aty ku skuadra e Pep Guardiolas u mblodh përpara udhëtimit të tyre për në Gjermani, kur makina e tij u godit nga një automjet tjetër.
Edhe pse dera në anën e shoferit të makinës ishte dëmtuar rëndë, futbollisti i kombëtares spanjolle shpëtoi pa ndonjë plagosje serioze.
Spanjolli e kishte parkuar makinën e tij në anë të rrugës, para se të merrte një taksi dhe të udhëtonte drejt “Kamp Nou” për t’iu bashkuar skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)