Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, ishte i kënaqur për formën e treguar nga Endi Keroll në fitoren kundër Brajton në Kupën FA.
Kjo ishte një nga herët e rralla ku Xherard, Suarez dhe Keroll e filluan ndeshjen nga minuta e parë së bashku dhe mesfushori shpreson se rezultati përfundimtar është një shenjë e gjërave që do të vijnë.
“Keroll është stërvitur shumë mirë kohët e fundit dhe ai ishte njeriu ynë i ndeshjes sot”, tha ai.
“Ne besojmë se sa më shumë që luajnë së bashku, aq më shumë do të shënojnë. Ne jemi të gjithë lojtarë të mirë dhe po luajmë me lojtarë të mira. Ne jemi të gjithë në të njëjtën gjatësi vale tani”, u shpreh kapiteni i Liverpulit. (LajmeShqip.com)