Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili, pritet të debutojë në fundjavë me fanellën e Genoas.
Skuadra e Genoas të shtunën do të luajë kundër Fiorentinës në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit italian, Serie A.
Për Xhemailin, 29-vjeçar, kjo do të jetë ndeshja e parë që luan pas një viti në futbollin italian.
Ai nga skuadra e Napolit në verën e vitit të kaluar iu bashkua Galatasarayt, përcjell koha.net. Te Genoa futbollisti shqiptar do të luajë në formë huazimi.
“Blerim Xhemaili do të kthehet pas më shumë se një viti në kampionatin italian. Ai pritet të debutojë kundër Fiorentinës. Ai me gjasë do të jetë zgjedhja e trajnerit të Genoas në mesin e fushës”, shkruan “repubblica.it” të mërkurën.