Majemi ka marrë fitoren e tretë radhazi duke mundur Kliveland me rezultatin 107-91. LeBron Xhejms shënoi 24 pikë, 5 topa në tabelë dhe 6 pasime, ndërsa Duejn Uejd u shtoi 26 pikë, 4 topa në tabelë dhe 6 pasime. Por këtë radhë diferencën nuk e bëri faza ofensive, por mbrojtja e Majemi që kufizoi Kliveland në periodën e katërt duke i detyruar kundërshtarët të gabonin edhe gjuajtje të thjeshta. Për ekipin e drejtuar nga Spoelstra, ky ishte një sukses i rëndësishëm duke patur parasysh se tashmë Majemi do të luajë 5 ndeshje radhazi jashtë fushe.
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja mes drithërimave e Oklahoma ndaj Golden Steit me rezultatin 119-116. Durant (33 pikë, 10 topa në tabelë, 7 pasime) dhe Uestbruk (31 pikë, 7 pasime) kanë djersitur më shumë seç prite përballë dyshes Monta Elis (48 pikë, 7 topa në tabelë) dhe Devid Li (25 pikë, 11 topa në tabelë, 10 pasime) që dhuruan paraqitjet e tyre më të mira në karrierë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Utah-Indiana 99-104
Kliveland-Majemi 91-107
Sharlot-Boston 84-94
Sakramento-Minesota 84-86
Feniks-Miluoki 107-105