Barcelona siguroi Superkupën e tretë në tre vitet e fundit, pas një fitore 5-4 në total, kundër rivalëve të tyre më të afërt, Real Madridit.
Kapiteni Xavi sulmoi taktikat e Real Madridit gjatë lojës, duke pretenduar se ‘Los Blancos’ nuk e lejuan futbollin të rrjedh, por ishin më të përqendruar “vetëm duke kërkuar grindje“.
Duke folur për mediet pas prezantimit të trofeut, Xavi tha: “Për fat të keq, ky është imazhi i Madridit, kamerat flasin dhe mund të shohim se çka ndodhi.”
Kjo nuk varet nga autoritetet, ne nuk jemi lejuar të luajmë, Madrid ishin nisur vetëm për grindje.
Kur u pyet për sfidën e Cesc Fabregasit, i cili e nxori Marcelon me një karton të kuq, Xavi tha: Ju mund të jeni agresiv, ose mbientuziast, por Marcelo shkoi për ta lënduar Cesc. Është mirë se drejtësia sot është bërë.”
Ai vazhdoi duke thënë: “Ne nuk jemi në gjendje të mirë fizike, por ne e kemi mposhtur Real Madridin, i cili ishte i përgatitur plotësisht për Superkupën.” (LajmeShqip.com)