Kryetari i Liverpool-it, Tom Werner këmbëngul se ata nuk do të ndalen deri sa Liverpool do ta ngre lartë titullin e Premier Ligës.
“Unë mendoj se kemi pritur mjaftë andaj ne duam ta menaxhojmë tani pritjen.”
“Ne kemi punë për të bërë. Unë më herët fola me Comollin, ai ka punë të madhe gjatë verës për ta forcuar skuadrën dhe nuk do të ndalemi deri sa ta fitojmë ligën.”
“A mendoj unë se jemi duke shkuar në drejtim të duhur? Absolutisht. Unë mendoj se tani jemi rikthyer pak sa në formën tonë ndërsa ndeshja e ardhshme vendos diçka shumë të rëndësishme për Liverpool-in.”
“Mendoj se tani jemi stabilizuar dhe ndihem optimist për të ardhmen. Por unë do të doja nga ju edhe pak durim pasi ende nuk kemi fituar asgjë.” tha Werner.