David Villa i ka demantuar të gjitha spekulimet për një transferim të mundshëm në ndonjë klub anglez.
“Është jo vetëm një thashetheme apo spekulim, por është një gënjeshtër kjo, sepse unë dëshiroj të pensionohem në Barcelonë, unë dua të jem në Barcelonë për sa më shumë vite që të jetë e mundur”, ka thënë ylli spanjoll.
Lojtar i Barcelonës komentoi me entuziazmin personal edhe për mundësinë e ardhjes së Juan Matas te Barça: “Imagjinoni, ai nuk është vetëm si një lojtar, por për mua personalisht do të ishte si një vëlla, unë gëzohem shumë me sukseset e tij dhe po të jetë afër meje, përsëri do të ishte një ëndërr”, ka thënë Villa
Në lidhje më transferimet e Cesc dhe Alexis, David Villa tha se do të ishte një lëvizje e madhe e Barcelonës në ngritjen e cilësisë së skuadrës.
“Ata janë lojtarë shumë të mirë individualisht dhe në kolektiv, dhe do të ishte një hap i madh ky në ngritjen e cilësisë së skuadrës”, ka përfunduar David Villa.