Andre Vijas-Boas ka pranuar se disa nga lojtarët e Çelsit kanë dalë kundër projektit të tij për skuadrën, por ka insistuar se ai ka mbështetjen e personit që ka më shumë rëndësi, pronarit të klubit, Roman Abramoviç.
Ai e cilësoi “normale”situatën ku pjesëtarët e skuadrës nuk mbështetnin plotësisht trajnerin dhe se i kishin dalë kundër në takimin e mbajtur të dielën.
Portugezi hodhi poshtë të gjitha zërat se mes palëve kishte patur shkëmbim argumentesh “me fjalë të ashpra”, por pranoi se kjo mbledhje kishte treguar se kush ishte kundër tij.
“Kjo është normale. Nuk është e nevojshme që ata të mbështetin projektin tim. Është pronari ai që mbështet projektin tim. Nuk besoj se puna ime është në rrezik, megjithatë për këtë çështje dhe të pyetni pronarin”.
“Personalisht mendoj se pronari beson 100% në atë që unë bëj dhe do të vazhdoj aplikimin e projektit tim. Jemi në garë për Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA, ndërsa duhet të mendojmë si të sigurojmë vendin e katërt në kampionat”, ishin fjalët e Vijas-Boas. (LajmeShqip.com)