Patrik Vieira ka deklaruar se tashmë ka filluar të dyshojë për një komplot të mundshëm kundër Mançester Sitit, për ta ndaluar skuadrën që të fitojë titullin kampion.
Ish-mesfushori, tani një shef ekzekutiv i Mançester Sitit, është çuditur nga dënimet e ashpra që janë dhënë vetëm për futbollistët e kësaj skuadre gjatë këtij sezoni.
Fillimisht ishte Kompani që u dënua me 4 ndeshje pezullim, ndërsa më pas të njëjtin fat e pësoi edhe Baloteli.
“Nuk dua ta mendoj në këtë mënyrë pasi nuk dëshiroj të them që të gjithë janë kundër Sitit. Por kur sheh vendimet e fundit, atëherë pyet veten nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, apo nëse njerëzit nuk duan që ne të fitojmë titullin”.
“Ne i pranuam dënimet, por kur shohim mënyrën se si trajtohen të tjerët, kjo na shqetëson. Dënimi ndaj Kompani ka qenë një ndër më të ashprit qa kam parë gjatë muajve të fundit, ndërsa ka patur ndërhyrje shumë më të rënda që nuk janë dënuar nga komisionet”, deklaroi Vieira. (LajmeShqip.com)