Trajneri i Uellsit, Gary Speed, dëshiron ta shoh yllin e Tottenhamit, Gareth Bale, duke luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Manchester United, Chelsea, Liverpool, Milan, Inter, Barcelona dhe Real Madrid janë ndër klubet më të rëndësishme në botën e futbollit, e të gjitha këto klube janë të interesuar për anësorin e Tottenham, Gareth Bale.
Speed mendon se anësori me shpejtësi të jashtëzakonshme do të jete vendimtar për lojën e tij pavarësisht skuadrës në të cilën do të luaj, ai është duke luajtur në nivelin më të mirë, ai mund të kthehet nga dëmtimi i tij në kyçin e këmbës brenda dhjetë javësh.
“Unë mendoj se është e rëndësishme për të gjithë lojtarët të luajnë ne nivele te larta dhe Liga e Kampionëve është një vend ku Gareth e ka shijuar këtë vit, dhe sa më shumë që të luaj në skenë aq më i madh do te behet.”
“Unë kam qenë i lidhur këtu, atje dhe kudo me te dhe kjo është për shkak se ndjej besim dhe atë që ju mendoni se është më mirë për veten tuaj.”
“Nëse Tottenham do të ishte në Ligën e Kampionëve këtë sezon do të kishte qenë vendimi i lehtë për atë, por unë jam i sigurt se Harry nuk dëshiron të humbe atë.”
“Kjo është e gjitha për shkak të lojtarit dhe preferenca e tij individuale ka peshë.”