Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, beson se qarkatoja e janarit e këtij viti tregoi se si klubet kanë vendosur që më në fund të rregullojnë bilancet e tyre. Ai bëri krahasim me vitin e kaluar ku në Angli u shpenzuan më shumë se 100 milionë paund vetëm për Fernando Torres, Endi Keroll dhe David Luiz.
“Shifrat e këtij viti tregojnë se ka me tepër kujdes ndaj bilanceve. Kuptohet që vitin e kaluar u shpenzuan më shumë se 100 milion paund vetëm për tre lojtarë, por tani ka ndryshim shumë të madh pasi jemi në periudhë recesioni nga e cila vuajnë të gjithë”, u shpreh ai në faqen zyrtare të klubit.
“Nuk e di a i keni parë shifrat e publikuara, por sipas UEFA-s, klubet e futbollit në Evropë humbin 1.6 miliard euro në vit, jo borxh po humbje. Kjo është e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se nëse ndalen aktivitetet nesër, gjysma e Evropës falimenton. Futbolli duhet të kundërpërgjigjet dhe e gjithë Evropa po bëhet më e kujdesshme”, ishte deklarata e Venger rreth krizës së klubeve dhe mungesës së investimeve për emra të mëdhenj në merkaton e futbollistëve. (LajmeShqip.com)