Robin Van Persi vazhdon të jetë i pandalshëm duke gjetur rrugën e rrjetës në çdo turne me fanellën e Arsenalit. Falë dy golave të tij, ekipi kaloi në fazën tjetër të Kupës FA.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme”, tha Van Persie për ESPN. “Në ishim në disavantazh të 2 golave, dhe është gjithmonë e përkryer kur arrin të kthehesh në lojë. Gjashtë minuta në pjesën e dytë ndryshuan ndeshjen”.
“Ne japim shumë për ekipin, punojmë shumë në të gjitha mënyrat dhe ne duhet të angazhohemi edhe më shumë e të jemi konkurrent”, u shpreh ai.
Van Persie tha se ekipi ende beson se mund të fitojë trofe në këtë sezon, pavarësisht renditjes jo të mirë në kampionat.
“Kupa FA është një mundësi tjetër, sepse ne jemi ende në Ligën e Kampionëve,” tha ai. “Ne kemi punuar shumë. Presim me padurim raundin e ardhshëm”. (LajmeShqip.com)