Louis van Gaal ka konfirmuar se Adnan Januzaj ka të ardhme në Manchester United.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka konfirmuar se Adnan Januzaj ka të ardhme në Old Trafford.
Mesfushori u transferua në Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës, në formë të huazimit.
Por, holandezi llogarit në reprezentuesin belg.
“Qëndrimi këtu në të njëjtat kushte të sezonit të kaluar nuk do t’i kishte ndihmuar për t’u përmirësuar”, deklaroi Van Gaal për faqen zyrtare të klubit.
“Për këtë arsye e kemi huazuar, por besojmë tek aftësitë e tij”, u shpreh holandezi.