Barcelona renditet e dyta që ka përfituar më së shumti nga Liga e Kampionëve e vitit të kaluar, duke e lënë pas Chelsean, sipas shifrave nga UEFA, në aspektin e të ardhurave totale të gjeneruara nga konkurrenca 2010-11.
Kampionët e Spanjës kanë fituar gjithsej 51.025 milionë euro për ecurinë e tyre dhe të drejtat televizive, gjithashtu një shtesë prej 9 milionë eurosh për marrjen e trofeut për herë të katërt.
Manchester United, ndërkohë, ka fituar 53.197 milionë euro në pagesat nga UEFA, 27 milionë për shfaqjet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe 25.9 milionë për të drejtat televizive, ndërsa 5.6 milionë shtesa.
Chelsea ka qenë një tjetër skuadër që ka fituar shumë të madhe, pasi ata ka mbledhur 44.523 milionë euro për ecurinë dhe të drejtat televizive.
Pas këtyre tre klubeve, përfitime të majme kanë pasur edhe Schalke, Real Madrid, Inter, Bayern Mynih dhe Tottenham. (LajmeShqip.com)