Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Evropiane e Futbollit (UEFA), do ta ketë në rend të ditës kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim, shkruan Koha Ditore.
Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Gianni Infantino, raportojnë mediet ndërkombëtare, të martën.
“Kërkesa e Kosovës për pranim është në rend të ditës”, ka thënë Infantino.
As Infantino e as UEFA nuk kanë komentuar më shumë për atë që mund të prodhojë kjo mbledhje e KE të UEFA-s, që do të mbahet gjatë ditës së enjte dhe të premte në Maltë.
Në një përgjigje të shkurtër për gazetën, zyra për informim e UEFA-s ka thënë se nuk mund të komentojë më shumë dhe se pyetjet shtesë mund të shtrohen vetëm të premten në konferencën për shtyp pas mbledhjes dyditëshe të KE të UEFA-s.