Manchester City dhe Chelsea kanë ofruar më shumë para për Alexis Sanchez, se Barcelona, por sipas informacioneve të fundit, ka qenë pikërisht Alexis Sanchez që ka mbyllur gjithçka.
Ai i ka kërkuar Udineses, që të kontaktoj vetëm me Barcelonën, për të ardhmen e tij, dhe me asnjë tjetër. Duhet të kujtojmë se Barcelona po del fituese kundër shumë ekipeve, ajo po lufton për Alexis Sanchez, kundër Manchester City dhe United, Inter, Juventus, Chelsea, ku disa prej këtyre janë tërhequr nga gara.
Barcelona dhe Udinese, kanë rifilluar kontaktet me njëra-tjetrën. Ky kontakt mund të jetë goditja finale për Alexis Sanchez dhe të veshë bluzën e Barcelonës, për sezonin e ardhshëm.
Thuhet se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje dhe e vetmja gjë që i pengon është fjala e fundit e Alexis Sanchez, i cili duhet të bisedojë për pagën e tij.
Kjo nuk është një çështje e vogël. Sipas të dhënave, klubi i Barcelonës ka arritur me vështirësi ta bëjë një marrëveshje me Udinesen: 27 milionë euro + 13 milionë euro bonos. Pra, në total janë 40 milionë euro.