Humbja në “Goodison Park” kundër Evertonit duket se ka shkaktuar një “cunam” në radhët e bluve të Londrës.
Chelsea ka bërë startin më të keq në 29 vitet e fundit, duke grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e para. Kjo krizë e madhe ka bërë që të vihet në diskutim edhe pozicioni i Jose Mourinhos, i cili nuk dorëzohet, tranmseton telegrafi.
“Nuk ka trajner më të mirë se unë për Çelsin. Mos e bëni dramë. Sezoni është i gjatë”, u shpreh Mourinho për gazetarët.
Por, sipas burimeve të gazetës britanike “Daily Mail”, Murinjo nuk ka kundërshtar vetëm 19 klubet e Premier Ligës, por së fundmi i kanë dalë kundër edhe tre lojtarë. Oscar, William dhe Eden Hazard janë mërzitur nga metodat monotone të portugezit.
Duke qenë lojtarë ofensivë, Mou ka ndryshuar skemat dhe pozicionet e tyre duke i denatyralizuar. Hapi fals në këtë start i është adresuar pikërisht mospërgatitjes siç duhet nga ana taktike. Trajneri më i populluar në botë rrezikohet nga një komplot i lojtarëve dhe, nëse ndodh kjo, atëherë bosi rus Roman Abramovich do ta shkarkojë “Special 1″, edhe pse nga prishja e kontratës mund të humbë miliona euro.