Real Madrid është marrë vesh me Santosin për transferimin e sulmuesit Neymar. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i lojtarit, Wagner Ribeiro, sipas të cilit madrilenët do t’i shpenzojnë 45 milionë euro për talentin brazilian.
“Aspekti ekonomik ndërmjet Realit dhe Santosit është zgjidhur. Reali ka biseduar me mua dhe ma ka bërë ofertën. Gjithçka varet nga Neymar. Santos do t’i marrë 45 milionë euro dhe lojtari do të largohet, ngase ai do të lirohet nga klauzola”, deklaroi menaxheri i Neymarit.
Përpos Realit, interesim për Neymarin kishin shfaqur edhe Barcelona, Chelsea e Manchester City.
Neymar ka zhvilluar 60 ndeshje me Santosin, duke shënuar 27 gola.