Kapiteni i Romës i është kthyer jetës së përditshme, duke komentuar kështu shoqërinë e tij me një ndër teniserët më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer. Këtu kemi fjalët e kapitenit romak:
“Gjithmonë kemi pasur një miqësi të mirë me Federerin. Sa herë që ai i zhvillon ndeshjet në Romë, mundohem të gjej kohën e lirë dhe shkoj ta shikoj lojën brilante të tij, dhe më pas takohemi. Luaj tenis shpesh, është vërtet gjë e bukur. Nëse unë jam në futboll sikur Rogeri në tenis? Ndoshta” pohon duke qeshur kapiteni.
Roger është fans i Romës, përshtypjet tuaja: “Po, e di që ai e simpatizon Romën. Kur dëgjoj se skuadra ime pëlqehet nga mostra të tillë si Federer, ndihem vërtet mirë. Kjo do të thotë se vërtetë keni bërë diçka në këtë fushë’” përfundon Totti.