Tiranë – Siç dihet, në Argjentinë ka nisur java e parë e ndeshjeve në futboll për Copa Amerika 2011. Në vijim mund t’i shihni top-aksionet dhe top-golat për katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Përballja Argjentinë – Bolivi, startoi në edicionin e 43-të të Copa America, aktivitet futbollistik ky më i madh për kontinentin amerikan. Top-aksionet dhe golat e shënuara të ndeshjes mes Argjentinë-Bolivi 1-1
Ky është shansi më i mirë për yjet e Amerikano – Jugorëve, konkretisht yllin e kombëtares së Argjentinës, i cili aktivizohet tek skuadra e Barcelonës, Leo Mesin dhe yllin e kombëtares së Brazilit, i cili aktivizohet tek skuadra e Santos, Neymar, që të çojnë ekipet e tyre drejt fitimit të kupës, trofe ky i pa fituar nga dy yjet e futbollit amerikano jugor, Maradona dhe Pele.
Miliona dollarë do të qarkullojnë gjatë Copa America 2011. Sipas medieve vendase, shuma e parave që do të përfitohen gjatë një muaji është gati dyfishi i asaj që u shpenzua katër vite më parë në Venezuelë.
Favoritë kryesor në ketë garë janë Argjentina dhe Brazili, të cilët kanë skuadra kompakte, të mirë-organizuar mes të rinjve dhe të veteranëve, por që të dyja dështuan në lojërat e para, Argjentina barazoi me Bolivinë (1-1) dhe Brazili barazoi mbrëmë me Venezuelën (0-0).
Ndeshjet e tjera të zhvilluara deri më sot në ketë garë janë: Kolumbia – Kosta Rika (1-0) dhe Paraguai – Venezuela (0-0). Sonte pritet të zhvillohen edhe ndeshjet ndërmjet Uruguai – Peru dhe Kili – Meksika.
Ndeshja tjetër pa gola e datës 03.07.2001 mes Paraguay dhe Ecuador, e cila përfundoi me rezultatin 0-0
(LajmeShqip.com)