Toni Parker ka treguar se San Antonio Spurs mund të jenë më të plakur se disa vite më parë kur dominonin NBA, por tani u mjafton edhe eksperienca për të fituar ndeshje të rëndësishme. Organizatori i teksanëve ka shënuar 42 pikë ndaj Oklahomas, ekipi më i fortë të NBA, në fitoren 107-96, ndërsa Tim Dankan shënoi 13 pikë e 15 topa në tabelë për të ndalur Durant & Co.
Një ndeshje e mbyllur mes polemikave ka qenë ajo mes Utah dhe LA Leikërs. Në periodën e katërt, kur dy ekipet po rivalizonin pikë për pikë ndaj njëri-tjetrit, pas një aksioni të Utah, trajneri i Leikërs, Maik Braun, ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes, ndërsa është dashur ndërhyrja e pjesës tjetër të bankinës për ta qetësuar. Përjashtimi i trajnerit ka dëmtuar ndjeshëm Leikërs të cilët i kanë lejuar kundërshtarët të shkëputen dhe të fitojnë takimin 96-87 në minutat e fundit duke marrë një tjetër disfatë jashtë fushës së tyre. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
04.02.2012
Orlando-Indiana 85-81
LA Klipërs-Uashington 107-81
Filadelfia-Atlanta 98-87
Nju Orlins-Detroit 87-89
Dallas-Kliveland 88-91
Nju Xhersi-Nju Jork 92-99
Hjuston-Minesota 91-100
Çikago-Miluoki 113-90
Oklahoma-San Antonio 96-107
Sharlot-Feniks 89-95
LA Leikërs-Utah 87-96
Denver-Portland 97-117
G. Steit-Sakramento 106-114