Korçë – Fituesi i përballjes së dytë midis Apoel Nicosia dhe Skënderbeut të Korçës, që zhvillohet në Qipro, si ndeshje e kthimit, do të përballet me fituesin e çiftit Slovan Bratislava dhe Tobol Kostanay, në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, pas fitoreve me nga 2:0 në trasnfertë, Slovan Bratislava dhe Apoel Nicosia konsiderohen favoritë për t’u takuar në raundin e tretë, pas ndeshjeve të kthimit.
Si më të fortat, në këtë fazë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve kosiderohen përballjet Dinamo Kiev dhe Rubin Kazan dhe Benfina e Trabzonspor.
Ndeshjet e para të raundit të tretë të Ligës së Kampioneve do të luhen në datat 26 dhe 27 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në 2 dhe 3 gusht, ku përcaktohen edhe skuadrat që do të marin pjesë në fazën e grupeve.