Kapiteni i Chelseas tha se skuadra do të luftojë shumë për të sjell trofe në Stamford Brigde, gjithashtu ai beson se ardhja e Torresit do ta ngrejë lart nivelin dhe lojën e Bluve.
“Nuk duam të përsërisim këtë sezon, duam që ta rikthejmë trofeun e Premier League”, tha John Terry, duke shtuar se skuadra e tyre nuk mund të rrij dot dy sezone pa trofe, sepse është një klub i madh dhe se tani kanë transferuar Torresin dhe David Luizin, ku sipas Terryt, ata përshtaten shumë me klubin, dhe shpreson në Torresin se do shpërthejë në gola këtë sezon.
Megjithatë, për të arritur fitore, Terry nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimeve në këtë verë.