Pas sqarimit rreth transferimit te Neuerit, tani është radha e nje ylli tjetër, të konkretizoj transferimin e tij në Bayern, është fjala për portugezin e Benfikes Coentrao. Çështja po behet me konkrete.
Tani po behet gjithnjë e më nxehtë, ne transferime te reja. FC Bayerni po mendon intensivisht, të ndërtoje “ekipin e ëndrrave”, e cila parashihet që në Maj të 2012, në stadium të vet, ta fitoje Ligën e Kampionëve. Pjese e këtij ekipi, në bazë të informacioneve duhet te jete dhe Coentrao.
Interesimi për portugezin, nga ana e Bayerni nuk ka munguar kurrë. Conetrao në sezonin e ardhshëm, së bashku me Riberyn, do ta ndërtojnë nje Mega- Krahe të majtë.
Në kohët e fundit, situata ishte shumë e qetë sa i përket Coentraos. Arsyeja ishte: që te dyja ekipet, ishin plotësisht të koncentruara në përfundimin e sezonit. Bayerni luftoj për vend të trete, ndërsa Benfica ra nga Evropa Liga. Sipas informacioneve nga Gjermani, Bayerni priti një delegacion nga Portugalia, për të finalizuar transferimin e Ceontrao-s.
Pëlqimin e lojtarit për transferim, Bayerni e ka siguruar qe moti. Coentrao do të vijë në Bundesligë, po sa të dyja ekipet të jenë marrë vesh rreth shumës se transferimit. Megjithëse, Bayerni ka potencuar shumë herë se nuk do te paguaj një shumë prej 30 milionëve, por në Portguali është tashmë e sigurt që Benfica do ta shes lojtarin e saj. Do të mbetet interesante deri në fund, me Coentraon, Bayerni do të siguroje një super lojtar në vitet në vijim.