Përpara ndeshjes që do të zhvillohet të premten në Monako, në mes të fituesit së Ligës së Kampionëve dhe atij të Evropa Ligës, Portali Lajmeshqip.com sjellë formacionet zyrtare dhe detaje të tjera.
Barcelona (4-3-3): Pinto, Dani Alves, Mascherano, Abidal, Adriano, Busquets, Xavi, Fabregas, Pedro, Messi, Villa.
Gerard Pique i bashkohet Carles Puyolit, si i lënduar, pasi e ka dëmtuar këmbën e majtë, konkretisht muskujt, gjatë një seance të trajnimit. Gjithashtu, edhe Valdez do të jetë në bankën reserve, pasi të gjithë e dinë se Guardiola dhe vetë Valdez i kanë premtuar Pintos që ai është gardiani i Barcelonës në këtë kupë.
Puyol ka qenë jashtë fushës që nga një operacion, për një dëmtimi të përsëritur. Guardiola pritet të shtyjë Eric Abidalin, së bashku me Javier Mascheranon, në qendër të mbrojtjes dhe Adriano ka të ngjarë të jetë në rolin e majtë.
Alexis Sanchez është kthyer në trajnim me ekipin e pare, të mërkurën, dhe mund të jetë në formacion, por ka të ngjarë të fillojë nga stoli, si zëvendësues.
Porto (4-3-3): Helton; Maicon, Otamendi, Rolando, Pereira, Fernando, Defour, Moutinho, Hulk, Kleber, Varela.
Vitor Pereira ka një afërsi të plotë në skuadër, duke përfshirë edhe transferimet e verës, Steven Defour dhe brazilianin Kleber.
I vetmi lojtar që mungon tek skuadra e Porto është një tjetër nënshkrim i verës, Alex Sandro, i cili ka një lëndim që e mori në Kupën e Botës U-20, ndërsa luajti për Brazilin.
Përkundër spekulimeve që Alvaro Pereiran e lidhin me Chelsean, uruguajiani i është bashkuar skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e bashkimit me ish-trajnerin e tij, Andre vila-Boas.
Barcelona do të paraqitet në Superkupën e tetë, më shumë se çdo klub në historinë e garave, duke fituar këtë katër herë.
Skuadra Italiane e AC Milan është i vetmi ekip që ka fituar Supërkupën e Evropës pesë herë.
Skuadra e Guardiolës e mposhti Manchester United në Champions League, vitin e kaluar në Wembley, 3-1, për të siguruar vendin e tyre në Superkupën e Evropës.
Spanjollët në dhjete finalet e fundit të Superkupës janë shfaqur në gjashtë finale.
Porto e fitoi Ligën e Evropës në sezonin e fundit, pasi e mposhti Bragan në finale, 1-0, vitin e kaluar.
Kampioni i Portugalisë është i pamposhtur në ligën e vendit në sezonin të kaluar, duke fituar titullin e brendshëm me një rekord prej 27 fitoresh dhe tri barazimesh.
Porto ka parë një eksod të dy lojtarëve dhe trajnerit gjatë verës, Andreas vila-Boas ka lëvizur në Chelsea, ndërsa Falcao dhe Ruben Micael janë transferuar në Atletico Madrid.
Porto ka humbur Superkupën në vitin 2003 dhe 2004, dhe fitorja e vetme në këtë garë është ajo e vitit 1987. (LajmeShqip.com)