Asi i Liverpulit, Luis Suarez, thotë se ai është i përgatitur të përballojë presionin e tifozëve të Mançester Junajtid këtë fundjavë.
Uruguaiani përballet me Patris Evra për herë të parë që nga dënimi i tij për abuzim racor.
Suarez në natën e së martës tha: “Unë nuk jam në depresion. Unë e dinte se çfarë kam bërë dhe ka një ligj në futboll që thotë se ‘ajo që ndodh në fushë, qëndron në fushë” dhe ky është fundi i historisë”.
Suarez, duke folur në radio “Sport Radio 890” në Uruguai, tha: “Unë e di se kundër Mançester Junajtid do të jetë ndeshje e tensionuar, sepse unë jam duke shkuar për t’u përballur me Evra. Por unë jam i vendosur t’i përballoj të gjitha vërshëllimat e tifozëve. Unë shpresoj që asgjë e pazakontë të mos ndodhë.. . unë do të duhet të harroj se çfarë ka ndodhur në atë moment”.
“E di se tifozët e Junajtid do të përpiqen të më bëjnë të mos ndihem rehat, por unë duhet të bëj punën time. Ata do të më nxisin të jap më shumë në qoftë se ata më vërshëllejnë mua”. (LajmeShqip.com)