Vetëm edhe dy milionë euro e ndajnë Marteen Stekelenburgun dhe Romën. Takimi i sotëm mes Sabatinit, drejtueseve të Ajaxit dhe menaxherit të lojtarit, pati sukses, por gjithçka që ka mbetur pezull është që Roma t’i ofrojë edhe dy milionë euro dhe Stekelenburg do të jetë gardiani numër një në Romë.
Tani marrëveshja midis Sabatinit dhe menaxherit të portierit është arritur dhe Stekelenburg ka pranuar kushtet e Romës. Sabatini është rikthyer në Itali, por gjithçka që ka mbetur pezull është që t’i dërgohen paratë Ajaxit dhe të vijë gardiani i ri i Romës në kryeqytetin italian.
Një gjë është e sigurt, Stekelenburg do të jetë portieri i ri i Romës, me apo pa ato dy milionë. Sabatini është treguar një njeri i zoti në merkato, ku shpesh herë ka ditur që t’i ulë shumëfish çmimet e lojtarëve. Ndërsa pas Stekelenburgut, radhën do ta ketë Pastore, që t’i ulet çmimi nga 50 në 30 milionë euro.