Etrit Berisha ka marr një lajm të keq nga stafi mjekësor i Lazios
Stafi mjekësor i Lazios ka gëzuar ekipin italian pasi që ka bërë të ditur se portieri, Federico Marchetti është kthyer nga lëndimi.
Mirëpo, ky nuk është aspak lajm i mirë për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën i cili mund të humb vendin e titullari. Kjo për faktin se pothuajse gjithmonë Marchetti ka qenë zgjedhja e parë për trajnerin e Lazios.
“Federico Marchetti është duke punuar dhe të dielën ishin bërë pikërisht një muaj nga fraktura e brinjëve. Ai ka qenë në gjendje të mirë dhe ka reaguar shpejtë. Është në dispozicion të trajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.