Jay Spearing beson se Luis Suarez do të krijon partneritet me Andy Carroll-in i cili do të shkakton “kaos” në mbrojtjen e çdo kundërshtari.
“Suarez jo vetëm që po shënon gola mirëpo po krijon edhe për lojtarët tjerë, ne e shohim se çfarë ai bën në stërvitje çdo ditë dhe ja kemi frikën ti dalim përpara.”
“Ai e merr topin dhe shkakton kaos në mbrojtjen e çdo skuadre, Luis ka treguar se sa shumë punon për skuadrën që nga momenti kur ka ardhur këtu. Ai pritet ta vazhdoj këtë formë edhe gjatë stinorit tjetër, partneriteti me Carroll-in do të jetë i frikshëm për çdo mbrojtje.”
Spearing regjistroj edhe një paraqitje të shkëlqyer kundër Fulhamit ndërsa ai mendon se vetëm po ja shpërblen besimin që ia ka dhënë Kenny Dalglish.
“Menaxheri ma ka dhënë mua besimin unë dua vetëm t’ia shpaguaj. Çdo njëri nga ne lufton për një vend në formacionin e parë. Kështu bëjmë edhe në stërvitje sepse ofrojmë 100% nga vetja dhe kjo na u shpërblye në ndeshjen kundër Fulhamit, ne jemi duke u përmirësuar dhe po luajmë mirë tani.” përfundoj mesfushori simpatik, Jay Spearing.