Ekipet nga La Liga dhe Bundesliga u treguan më të suksesshme se ato nga Seria A dhe Premier Liga në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.
Nga katër ekipet angleze , tre (Arsenal, Manchester United dhe Manchester City) pësuan humbje ndërsa vetëm Chelsea fitoi kundër një kundërshtari shumë të lehtë në fushën e saj.
Kurse nga pesë ekipet spanjolle, tre fituan (Real Madrid, Sevilla, Atletico Madrid) dhe një barazoi (Barcelona) dhe njëra pësoi humbje (Valencia)
Gjermanët patën bilanc prej tre fitoreve (Bayern Munich, Wolfsburg, Bayer Leverkusen) dhe një u mposht (Borussia Moechengladbach)
Dy ekipet Italiane realizuan bilanc prej një fitoreje (Juventus) dhe një barazimi (Roma).