Kombëtarja Spanjolle U-21 ka fituar Kampionatin Evropian të zhvilluar në Danimarkë kundrejt Kombëtares së Zvicrës, me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Herrera dhe Alcantara.
Spanjollët kanë shënuar në minutën e ’41 me anë të Herreras dhe kjo ka bërë që Spanja të udhëheqë deri në fillimin e pjesës së dytë.
Alcantara shënoi në minutën e ’81 dhe kjo ka mjaftuar për Spanjën që të shpallet Kampion i Evropës, duke e mundur një nga Kombëtaret e cila kishte në formacionin e saj plot 4 shqiptarë, prejt të cilëve Xherdan Shaqirin, i cili është quajtur talenti i këtij evenimenti.
Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi luajtën gjatë tërë lojës, ndërsa Granit Xhaka luajti deri në minutën ’68-të, kur u zëvendësua nga Pajtim Kasami.