Sipas medieve italiane, Manchester United mund ta transferojë Sneijderin për 35 milionë funte.
Burimet në Itali tregojnë që Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka vlerësuar arkëtimin e holandezit, pasi ai refuzoi të angazhohej për klubin.
Sneijder tha javën e kaluar: “E dua Interin me gjithë zemër, por vetëm Zoti e di të ardhmen time”.
Moratti është thënë të jetë shqetësuar për këtë komente, dhe ai mund të jetë në gjendje ta shesë Sneijderin për 35 milionë funte.
Moratti, tha: “Ishte e pikëllueshme për të dëgjuar këto komente.”
Sipas raporteve të fundit, Manchester United ka mundësi të mëdha gjatë verës, pasi është duke u financuar nga paratë e Katarit dhe do të jetë në gjendje tëshmangë ndonjë kundërshtar për nënshkrimin e holandezit.
Manchester United është i vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes Sneijder, pas tentimeve pa rezultat për transferimin e Luka Modriçit nga Tottenhami.
Manchester United është tejet i motivuar edhe nga deklaratat e mesfushorit të Interit dhe me frustrimin gjithnjë e në rritje në shtabin neroazzur, pas deklaratave të Sneijdeit. “Djajtë” duan të shfrytëzojnë rastin dhe me një ofertë krative ta joshin holandezin.
Kampioni i Anglisë, po ashtu, është edhe në garë për Alexis Sanchez dhe mund të ndodhë që për një shumë prej 60 milionë funtesh t’i transferojë që të dy super-lojtarët nga Serie A.