Pas humbjes nga Turqia, Holanda është në prag të dështimit për t’u kualifikuar në Kampionat Europian pas një kohe të gjatë dhe mesfushori i “tulipanëve”, Sneijeder, ka thënë se është faji i vetë holandezëve për poztën në të cilën ndodhen.
Wesley Sneijder, e ka pranuar se fajtori i vetëm pse Holanda nuk e ka më në dorë kualifikimin për “EURO 2016”, janë vetë ata.
“Nëse do ta shikonte rezultatin prej 3:0 dikush që nuk beson, do të thoshte se ne nuk kishim gjasa. Por, ne nuk kemi luajtur aq keq dhe i kemi pasur disa raste”.
“Por në realitet ne jemi në vendin e katërt dhe nuk e kemi fatin në duart tona. Ne mund ta fajsojmë vetëm veten tonë për këtë”, ka thënë mesfushori.