Trajneri Luiz Felipe Skolari ka deklaruar se po të mos ishte për Lionel Mesin, Kristiano Ronaldo do të ishe padyshim futbollisti më i mirë në botë.
Skolari, i cili drejtoi përfaqësuesen e Portugalisë në vitet 2003-2008, vlerësoi maksimalisht Ronaldon dhe ishte dakord me pohimin e futbollistit se talenti i tij shkakton xhelozi te njerëzit.
“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë Kristanon sepse ai është një lojtar i madh, i pashëm dhe bën seks me të githa femrat”, ishte deklarata e Skolarit për “Arena SporTV”. “Njerëzit bëhen xhelozë. E vetja gjë e keqe në jetën e Kristiano Ronaldos është Lionel Mesi. Po të mos ishte për të, Ronaldo do të ishte lojtari më i mirë në botë për 5 vite radhazi”.
“Kristiano është një person i shkëlqyer dhe një mik i mirë. I pëlqen të tallet por është një profesionist i jashtëzakonshëm”.
Ish-trajneri i Çelsit deklaroi pastaj se Portugalia mund të arrijë fazën e eliminimit direkt në Euro 2012, ndonëse ka rënë në atë që cilësohet si “grupi i vdekjes”.
“Le të shpresojmë që Portugalia barazon me Gjermaninë dhe mund Danimarkën. Holanda është një kombëtare të cilën ata e kanë mundur disa herë gjatë ndeshjeve të fundit mes palëve”, u shpreh Skolari, që tashmë po drejton Palmeiras në kampionatin brazilian të futbollit. (LajmeShqip.com)