Kampionati shqiptar është rihapur përsëri pas ndeshjeve të javës së 22-të, pasi tashmë kreu ka kaluar në duart e Teutës, e ndjekur hap pas hapi nga Skënderbeu dhe Tirana.
Gjithçka është përcaktuar nga ndeshja Flamurtari-Skënderbeu, që ka kthyer në plan të parë edhe një herë rivalitetin e sezonit të kaluar. Ekipi i drejtuar nga Shkëlqim Muça ka arritur këtë radhë të ndalë rivalët korçarë falë një goli të shpejtë të shënuar nga Pero Pejiç, por që ka mjaftuar për të ndalur ekipin që kryesonte kampionatin dhe për të përforcuar vendin e katërt të vlonjatëve.
Nga ky hap i gabuar i korçarëve ka përftuar Teuta që ka rimarrë pas shumë javësh kreun e tabelës së Kategorisë Superiore, duke fituar 2-1 ndaj Shkumbinit në Durrës. Për ekipin e drejtuar nga Hasan Lika, protagonist i këtij suksesi ishte mesfushori shkodran Ansi Nika i cili shënoi të dy golat për ekipin e tij. Goli i peqinasve shërbeu vetëm si statistikë personale për Roland Dervishin, i cili vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 17 gola.
Edhe Tirana ka përfituar për t’iu afruar vendit të dytë duke mundur 1-0 Tomorin në një ndeshje të vendosur vetëm nga goli i shënuar nga Bekim Bala në minutën e fundit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Flamurtari-Skënderbeu 1-0
4’ Pejic
Tirana-Tomori 1-0
90’ Bala
Teuta-Shkumbini 2-1
3’, 30’ Nika / 73’ Dervishi
Kamza-Laçi 3-1
4’ Manuka, 51’ Karapici, 78’ Tepshi / 37’ Vucaj (p)
Pogradeci-Bylis 1-1
85’ Elmazi / 69’ Xhafaj
Renditja
Teuta 49, Skënderbeu 47, Tirana 46, Flamurtari 39, Kastrioti 34, Vllaznia 30, Bylis 30, Shkumbini 29, Laçi 27, Tomori 23, Kamza 22, Pogradeci 18, Apolonia 14, Dinamo 10.