Tiranë – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) distancohet prerazi me aktet e dhunes qe kane ndodhur ne stadiumin e qytetit te Lacit menjehere pas perfundimit te takimit Laci – Kastrioti.
“Duke e konsideruar futbollin si nje loje qe me bukurine, emocionet, motivin dhe misionin e vet i bashkon njerezit, FSHF pozicionohet me force kunder cdo lloj dhune”, theksohet ne nje deklarate te shperndare sot pasdite nga FSHF-ja.
“Te gjitha sjelljet qe jane ne kundershtim me rregullat Fair-Play, kodin e rregulloreve sportive dhe kulturen sportive, duhet te ndeshkohen ashper nga Komisionet dhe Rregulloret perkatese”, thuhet ne deklarate.
Nderkohe, edhe kryesia e Shoqates se Arbitrave te Futbollit Shqiptar, ne mbledhjen e zhvilluar sot ka denuar me force dhunen e ushtruar ndaj arbitrit te FIFA-s, Lorenc Jemini, menjehere pas perfundimit te ndeshjes Laci – Kastrioti, zhvilluar ne stadiumin e qytetit te Lacit dje pasdte ne kuader te javes se 11-te te Kategorise Superiore.
Video e dhunës në Laç
“Brenda indinjates se thelle nenvizojme faktin se keto veprime dhune pervecse njollosin imazhin e futbollit shqiptar, neperkembin kodin e moralit sportiv, por mbi te gjitha, jane me pasoja te renda per jeten e gjyqtareve te futbollit”, thuhet ne nje deklarate te kesaj shoqate.
“Njerez qe jane ne poste te rendesishme neper klubet e futbollit, apo ne rastin konkret, presidenti i skuadres se Lacit, marrin persiper jashte cdo principi te zgjidhin me vetegjygjesi e veprime te dhunshme ate cka i takon strukturave te zgjedhura nga vete keto personazhe”, theksohet ne deklarate.
“Protesta dhe masat tona ne te ardhmen jane ne varesi te vendimit qe do te marrin strukturat e pavaruara prane Federates Shqiptare te Futbollit per kete ngjarje te rende dhune”, perfundon deklarata.