Përfaqësuesja U-21 e Zvicrës që ka në përbërje gjashtë shqiptarë, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, pas fitores së vështirë ndaj Çekisë, ku golin e vetëm e ka shënuar një shqiptar.
{youtube}kW0jqHwo_Gs&feature{/youtube}
Nga fillimi i takimit kanë luajtur dy shqiptarë, super ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri dhe qendërsulmuesi Admir Mehmedi, njëherësh edhe autor i golit ndaj një skuadre çeke shumë të talentuar.
Në këtë ndeshje, krahas Mehmedit e Shaqirit, u angazhua nga minuta 70 edhe Amir Abrashi.
Spanja U-21 po ashtu siguroi kualifikimin në finalen e madhe të së shtunës, pas fitores së arritur ndaj Bjellorusisë me rezultat 3-1 (1-1 pas kohës së rregullt).