Katër herë e kanë tundur rrjetën e portës shqiptare yjet e Argjentinës, në ndeshjen e mbrëmshme miqësore në Beunos Aires.
Serinë e golave për argjentinasit e ka nisur Lavezzi në minutën e 5-të, duke e vazhduar super-ylli botëror Lionel Messi në minutën e 43-të, të pjesës së parë. Një dygolësh tjetër Kombëtarja e Shqipërisë e pranoi në pjesën e dytë, nga Aguero në minutën e 75-të dhe Tevez në të 90-tën.
Shqipëria u mposht 4:0 nga Argjentina, në ndeshjen e mbrëmshme miqësore, që u zhvillua në Argjentinë, në kuadër të përgatitjeve të kësaj të fundit për turneun e Kupës së Amerikës.
Kjo miqësore me Argjentinën ishte e para për Kombëtaren e Shqipërisë.