Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon të pësojë një rënie drastike në klasifikimin e FIFA-s, duke qenë tashmë në vendin e 84-t në botë.
Kuqezinjtë që drejtohen nga italiani De Biasi, kanë kaluar disa muaj radhazi në një rënie të ndjeshme në këtë renditje e cila në një të ardhme të afërt mund t’i kushtojë shumë kombëtares tonë në perspektivën e shortit të Euro 2016.
Përfaqësuesja kuqezi, vetëm një muaj më parë gjendjen në vendin e 80-të, por ka rënë edhe 4 pozicione të tjera falë tendencës së rezultateve negative të marra gjatë kësaj periudhe. Duket ironike por vetëm një vit më parë, në muajin prill, kombëtarja shqiptare e futbollit regjistronte pozicionin më të mirë në historinë e saj, vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, ku shkoi falë nën drejtimin e teknikut Josip Kuzhe.
Duhet kujtuar që edhe trajnerit kroat iu desh shumë punë për të arritur në këtë pozicion, pasi në prillin e vitit 2010, nën drejtimin e tij, kombëtarja gjendej pikërisht në vendin e 80-të në këtë renditje të FIFA.
Ndërkohë, kundërshtarët “e fortë” të përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2012 nuk kanë pësuar lëvizje. Zvicra (18), Norvegjia (24) dhe Sllovenia (28) kanë ruajtur pozitat e tyre në krahasim me një muaj më parë.
Ndërsa ekipet që janë më poshtë kombëtares shqiptare kanë pësuar rënie, duke filluar nga Islanda që është ulur 10 shkallë më poshtë në krahasim me një muaj më parë duke mbajtur tashmë vendin e 131-të. Vetëm dy vende pas saj, në vendin e 133, gjendet Qipro, që ka pësuar një rënie prej 4 pozicionesh në këtë renditje e cila vazhdon të kryesohet nga Spanja. (LajmeShqip.com)