Sipas Gazzetta Dello Sport, thuhet se Barcelona dhe agjenti i Sanchez janë takuar në një hotel në Barcelonë ku thuhet se dy palët, edhe Sanchez edhe Barcelona duan ta kryejnë sa me shpejt marrëveshjen. Çmimi i cili thuhet se Barcelona do të paguajë për shërbimet e sulmuesit të Udineses, do te jetë rreth 30 milionë euro.
Për shërbimet e Sanchezit janë të interesuar edhe Inter, Man Utd, Chelsea dhe Milan.
Alexis Sanchez, sulmuesi kilian i Udineses i cili po kërkohet nga te gjitha klubet e njohura evropiane, në një interviste për SPORT, u pyet nga gazetari se ai i urren spekulimet se një herë po e dërgojnë në Barcelone e një herë në Inter, tha: “Unë jam një herë tek Udinese”.
“Për mua do ishte diçka e bukur në qoftë se bëhet të transferohem tek Barcelona, por prapë e them që një herë jam lojtar i Udineses”.
Alexis Sanchez është 22 vjeçar, është nga Kili dhe luan me kombëtaren rregullisht. Sanchez gjendet tek Udinese qe nga viti 2008.