Euro 2012 ka mbyllur fazën në grupe dhe statistikat tregojnë disa shifra mjaft interesante që janë regjistruar gjatë këtij aktiviteti:
0 – Kjo është hera e parë kur faza në grupe e një Kampionati Evropian me 16 skuadra përfundon pa asnjë ndeshje 0-0.
1 – Holanda nuk kishte humbur asnjëherë më shumë se një ndeshje në fazën në grupe të një Kampionati Evropian, para se të humbte tre në këtë edicion.
2 – Ndeshjet që mungoi Uejn Runi për pezullim para se të kthehej në takimin kundër Ukrainës për të shënuar golin që çoi Anglinë në çerekfinale.
3 – Helder Postiga, Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç i bashkohen një liste që tani përbëhet nga 7 lojtarë, të cilët kanë arritur të shënojnë në tre Evropianë të ndryshëm. “Kolegët” e tyre janë Jurgen Klinsman, Vladimir Smicer, Nuno Gomes e Tierri Henri.
6 – Minutat që iu deshën Republikës Çeke për të shënuar dy gola ndaj Greqisë. Asnjë ekip më parë në Evropianë nuk kishte shënuar dy gola pa kaluar minuta e 14-të.
15 – Sekondat që Andri Shevçenko kishte në zotërim topin gjatë ndeshjes kundër Suedisë, ku shënoi dy gola. Mario Gomez e mbajti topin 3 sekonda më shumë në ndeshjen kundër Holandës ku edhe ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës.
17 – Numri i golave me kokë gjatë Euro 2012, që tani një rekord për Kampionatet Evropianë.
18 – Jetro Uillems u bë lojtari më i ri që luan në një Evropian, në moshën 18 vjeç e 72 ditë.
26 – Golat gjatë pjesëve të para në Euro 2012, që tani një më shumë se edicioni i katër viteve më parë.
73 – Trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni, është tekniku më i vjetër që merr pjesë në një Evropian, në moshën 73 vjeç e 93 ditë.
810 – Pasimet e kryera nga Spanja përballë Irlandës, një rekord i ri për Kampionatin Evropian. Vetëm Ksavi arriti të bënte 127 pasime, ndërsa e gjithë Irlanda bëri 198. (LajmeShqip.com)